Është bërë e ditur se balerini i njohur Kledi Kadiu do të jetë kryetar jurie në “Dancing With The Stars”.
Deri tani dimë se Bora Zemani do të jetë prezantuesja e këtij spektakli të njohur dhe janë zbuluar dy emrat e konkurrentëve të parë të cilët janë Sara Hoxha dhe Alban Nimani, ndërkohë prezantuesi Isli Islami ka konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen e tij.
Kledi ishte i ftuar në ‘Wake Up’ ku ka folur një lidhje ‘Skype’. Balerini ka folur për rrugëtimin e tij që pritet të nisë shumë shpejt dhe largimin nga familja për disa kohë duke lënë pas impenjimet e tij.