Avokati i njohur, Idajet Beqiri është i bindur se ish-presidenti Ilir Meta-Metaj dhe njerëzit e tij besnik janë një bandë që të vrasin “nëse iu shkel në kallo”. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, të mbushur me detaje të reja dhe që mbart një interes të madh për zhvillimet që pritet të ndodhin në ditët në vijim, duke qenë se çifti Metaj-Kryemadhi janë paditur në SPAK, avokat Beqiri ka shkuar deri atje se ka deklaruar se njerëz pranë këtij binomi e kanë kërcënuar, por pavarësisht këtyre presioneve dhe shantazheve të skajshme, ai premton se do t’i shkojë deri në fund betejës, në mënyrë që pas 30 vitesh drejtësia, qytetarët dhe kushdo ta marrin vesh se kush është në të vërtet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Po ashtu, Beqiri ka folur edhe mbi regjistrimin nga SPAK të padisë së tij ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Këta të fundit akuzohen nga ai, se kanë kryer operacione plastike prej qindra mijëra eurosh dhe paratë janë paguar nga një kompani “offshore”. Beqiri theksoi se regjistrimi i padisë ishte një lajm i mirë, ndërsa u shpreh i bindur për padinë e bërë sepse sipas tij, faktet i tregonin ndërhyrjet e bëra nga Meta dhe Kryemadhi. I pyetur për motivin e një denoncimi të tillë, avokati nënvizoi se thjesht kishte bërë detyrën e tij si qytetar shqiptar, në mënyrë që akuzat mes politikanëve të mos mbeteshin vetëm të tilla por të kishte hetime. Megjithatë përtej kërcënimeve që i shkojnë çdo ditë në adresë të tij nga ithtarët e Berishës dhe Metës, avokat i njohur Idajet Beqiri shprehet i bindur gjatë intervistës për gazetën “SOT”, se shumë shpejt do të shohim prapa hekurave të burgut, dy kokat më të mëdha, sikundër sipas tij, janë Berisha-Meta dhe familjet e tyre të inkriminuara gjerë në fyt.

-Avokat Beqiri, Sali Berisha është thirrur në SPAK bashkë me dhëndrin dhe kupolën e tij të mbrojtjes për aferën e ish-Klubit Partizani, mendoni se do ketë arrestime? Apo sërish Berishës nuk do i hyjë “gjemb” në kembë si gjithmonë?

Koha e pandëshkueshmërisë së kriminelëve të rangut të lartë, koha kur Berisha me bandën e tij e hiqte prej hunde drejtësinë dhe e nëpërkëmbte atë sipas dëshirës së tij, ka vdekur. Berisha dhe familja e tij, e zhytur thellë në krime, në korrupsion, në vrasje etj, tashmë duhet të jap llogari para ligjit, duhet të marrin dënimin e merituar, duhet t’u kthejnë shqiptarëve vlerën e gjithçkaje që ju kanë grabitur përmes krimit. Kjo ka nisur të ndodhë dhe shumë shpejt do të shohim prapa hekurave të burgut, krahas pecogrosëve të tjerë të mëdhenj të krimit në Shqipëri, edhe dy kokat më të mëdha të tij Berisha-Meta dhe familjet e tyre të inkriminuara gjerë në fyt.

-Arben Kraja se fundmi ka deklaruar se për Sali Berisha po hetohet edhe për Gërdecin, besoni se ka prova SPAK?

-Gërdeci është krim qeveritar. Gërdeci është krim kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Gërdeci është masakër kundër një pjese të popullsisë shqiptare me motivin e pasurimit të Familjes së ish Kryeministrit Sali Berisha. Provat janë të plota për të ndëshkuar ashpër Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, si vrasës masiv të 26 personave dhe për gjymtimin e 300 të tjerëve, por që ligjërisht quhet vrasje me paramendim mbetur në tentativë. Rishikimi dhe rigjykimi i kësaj çështje do të çojë pas hekurave edhe bashkëpunëtorë të tjerë, duke filluar nga ish ministri i mbrojtjes, ish ministri i drejtësisë etj me radhë.

-Keni paralajmëruar se dispononi informacione “bombë” për Ilir Metën, po përgatisni tjetër padi? Mund te jepni detaje të tjera, pasi keni përmendur së fundmi se janë 43 afera korruptive të kreut të PL?

MOS HUMBISNI

Ja vrasësi i prostatës! Burrat duhet ta lexojnë tani!
ProstaGenius
Ky është truku sekret për këdo që të humbasë 1.23 kg në ditë
GoSlim

Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës
GoSlim

Hani këtë me stomak bosh për të eleminuar parazitët
Germostop
Ilir Meta është personifikimi i krimeve më të rënda shtetërore dhe qeveritare që janë kryer në Shqipëri. Ai dhe bashkëshortja e tij e kanë konsideruar Shqipërinë si çifligun e tyre dhe kanë bërë krimet më të rënda dhe korrupsionin më të madh. Ata bënë një garë të heshtur me Familjen e Sali Berishës se kush do të ishte më i pasur, duke grabitur pasuritë kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ilir Meta ia kaloi në korrupsion ustait të tij Sali Berisha vetëm te vjedhja e floririt të Gërdecit, sepse mori një sasi monedhash turke nga Tuneli i Krrabës shumë më të madhe se sa vodhi Sali Berisha në 24 mars 1997 dhe i depozitoi në Qipron Turke. Ndërsa monedhat e tjera të floririt i çoi në Zvicër me badigardin e tij, i cili më pas ndërroi jetë në një moshë fare të re! Ilir Metës do t’i hapen një e nga një edhe të 39 dosjet e tjera të korrupsionit, të grabitjeve të pasurive të shqiptarëve por edhe të vrasjeve me pagesë që ka bërë për interesat e tij të korrupsionit të shkallës së lartë, deri të qejfëmbetjeve mizerable të një cubi ordiner! Dosja e radhës është grabitja që u ka bërë 740 hektarëve tokë të shtetasit Kastriot Guri në Berat… dhe më pas SPAK dhe shqiptarët do të kenë në dorë dosjet e tjera të mbushura me prova, me fakte dhe me të vërteta për gjëmëbërjen që i ka bërë këtij vendi ky kryemafioz i pandëshkuar dhe fuqiplotë në Shqipëri.

-Meqë jemi këtu dhe përmendet vjedhjen e floririt të Krrabës nga Ilir Metaj dhe Sali Berisha. Mund të na jepni ndonjë informacion shtesë, përtej atyre që gazeta “SOT” ka publikuar ditët e fundit, sa i takon kësaj megagrabitjes?

Shiko, unë informacionin shterues e kam depozituar në SPAK dhe jam i bindur se Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do ta hetojë me themel këtë aferë të madhe kriminale dhe korruptive të kryere nga Ilir Metaj dhe Sali Berisha. Ndërkohë di që hajdutët kanë hyrë me dhunë në tunelin e Krrbaës. Por dera ku mbahej floriri nuk hapej, hapej me kode që i kishte qeveria. Duhet sasi e madhe tritoli që të hapej. Por nuk është hapur me dhunë. Janë prova të rëndësishme. Qeveria e Berishës futi bashkëpunëtorët e saj, kur po binte shteti kur armët ishin nëpër duar të qytetarëve. Kam informacion kush e ruante dhe si Berisha urdhëroi që të largoheshin. Edhe vjedhja që është bërë në vitin 1999 me urdhër të Ilir Metës, janë dëshmitarë ata që hynë dhe që e vodhën. Nuk është vjedhur me thyerje, përveçse që janë futur me çelësa dhe me kode që i kishte qeveria. Ka prova të rëndësishme. Dhe SPAK e ka të qartë çfarë ka ndodhur. Provat janë domethënëse. Kam edhe një dosje tjetër të rëndë për Ilir Metën. Kam shumë materiale në dorë që nuk mund t’i mbaj, sepse është moskallëzim krimi. Por edhe për njerëz të tjerë.

-SPAK ka regjistruar padinë tuaj për trajtimet estetike te çiftit Meta-Kryemadhi, mendoni se do i shkojë deri në fund kësaj çështjeje?

SPAK e ka nisur procedimin penal. Provat janë të plota dhe akuza do të kthehet shumë shpejt në kërkesë për gjykim. Gjykata e posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do e ketë të lehtë t’u japi dyshes famëkeqe Meta-Kryemadhi dënimin e merituar, sepse ka qysh në këtë moment pohimin me zë, me figurë, para të gjithë shqiptarëve, të vet Monika Kryemadhit, e cila e zënë me presh në dorë, nuk pati mundësi të “fuste minaren në thes”!

-Si i komentoni thirrjet për revolta masive të dyshes Meta-Berisha?

Janë zëra që vijnë nga honi i shpellës së të vdekurve! Klithje për shpëtim nga ndëshkimi pa kthim pas të krimeve që kanë bërë. Kërkojnë ndihmë për të shpëtuar kokën e tyre prej atyre që ju kanë dhënë “kocka”, ose edhe “thela” të majme, sipas “kontributit” që ka dhënë secili prej tyre si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të krijuar nga Berisha-Meta. I duan në sheshe, në protesta, për t’u thënë institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, por posaçërisht SHBA dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, se kjo “bandë” kriminale ka mbështetje dhe është në gjendje të bëjë destabilitetin e radhës në Shqipëri! Janë jashtëkohorë, nuk bëhen më shqiptarët dhe Shqipëria mish për top në mbrojtjen e tyre nga krimet e rënda që kanë kryer. Ndaj do të dështojnë, sikurse dështoi me turp para disa ditësh Ilir Meta në majë të plehrave!

-Ilir Meta vazhdon te shantazhojë dhe kërcënojë Autoritetin e Dosjeve, nga se ka frike ish-presidenti?

Janë shantazhime dhe kërcënime donkishoteske! Dosja e tij, e cila e implikon si spiun të ish Sigurimit të Shtetit, është zyrtare. Ajo përbënë “sekret shtetëror” dhe si e tillë është ruajtur me kujdes, siç i ruan çdo shtet serioz në botë sekretet e veta. Ajo dosje i nxiu jetën Ilir Metës për 32 vjet me radhë, sepse ja tundi para fytyrës Sali Berisha, sa herë që Ilir Meta bënte ndonjë “vickël” për të nxjerrë këmbët e gjarprit nga “rrethi”! Autoriteti i Dosjeve, i cili ka në krye një zonjë të vërtetë, me integritet të lartë njerëzor dhe profesional, e cila u zgjodh me ndikimin dhe këmbënguljen e drejtpërdrejtë të Ilir Metës, i bindur se, nëse i delte nëpërkëmbë dosja e tij, ajo do e mbulonte, duke e bërë kështu hesapin “pa anxhinë”, është në të drejtën dhe në detyrën e vet ligjore, ndaj dhe nuk ja bënë tërr syri nga shantazhimet dhe kërcënimet e Ilir Metës.

-Keni marre kërcënime pas denoncimeve të fundit që keni bërë në SPAK?

Banda kriminale e Ilir Metës është shumë e rrezikshme. Ata kanë dhënë prova se, po ju fute shkopin në folenë e grerëzave ku qëndrojnë për 32 vjet me radhë, po i hape petët lakrorit të helmuar me krime të rënda të tyre, të shantazhojnë, të kërcënojnë dhe së fundi edhe të vrasin! Çdo ditë kam marrë dhe vazhdoj të marrë kërcënime, shantazhime dhe kanosje serioze për vrasje. Në rrjetet sociale po e po, por disa të shkapërdhyer nga trutë e kokës, edhe në rrugë. Shantazhe bënë edhe vet Ilir Meta në ekranet e disa televizioneve. Të kesh qenë kryetar shteti, Kryeministër etj etj dhe të flasësh si shpifës ordinerë, si shantazhues i pa cipë, në vend që të thuash: “Zoti Beqiri bëri detyrën e tij si qytetar para një organi serioz të akuzës së Shtetit, siç është SPAK. Ai beson në sa më ka kallëzuar. Unë do e bind me prova organin e akuzës që akuza ndaj meje nuk qëndron…”! Mirëpo vet mënyra e reagimit të çiftit Meta-Kryemadhi tregojnë të qenurit e tyre të korruptuar nga maji i thoit, deri te buzët, koka, veshët dhe floku! Ky vend nuk mund të qëndrojë më peng i këtyre autorëve madhor të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetëror. Kjo luftë për të shpëtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga pengmarrja e tyre, nga krimet e tyre, nga vrasjet e bijve të pafajshëm të këtij vendi, do të ketë edhe viktima. Nuk kam asnjë frikë prej kësaj gjëje, i bindur tashmë se shqiptarët janë zgjuar bukur mirë dhe nuk do ta ndalin veprimin qytetar për të shpëtuar vendin dhe popullin nga banda më e rrezikshme e krimeve 32 vjeçare Berisha-Meta.

-Avokat në fund po i rikthehemi edhe njëherë atyre që ju keni denoncuara në SPAK dhe në disa intervista e prononcimi në gazetën “SOT”, ndaj Ilir Metajt dhe Monika Kryemadhit sa i takon shpenzimeve të luksit në spitalet e San Marinos dhe Vjenës (Austrisë). Çfarë iu ka shtyrë për motivin e një denoncimi të tillë?

Kjo ishte një rrugë normale, isha i bindur për këtë gjë që derisa u paraqit një kallëzim për të cilin ka prova dhe fakte, ky organ është i detyruar ta marrë në shqyrtim. Është lajm i mirë që është regjistruar procedimi penal. Janë disa të akuzuar, Ilir Meta, Monika Kryemadhi etj. Kjo aferë është e thjeshtë, në aspektin që janë bërë disa operacione estetike si nga Kryemadhi si nga Meta. Mirëpo shuma që është përdorur për këtë operacione shkon deri në 287.250 euro. Është bërë në një ndër spitalet më të shtrenjta të botës. Paratë janë marrë në një burim që është i dyshimtë dhe të lë të kuptosh që korrupsioni është i madh sepse paratë kanë shkuar nga një bankë offshore në Qipro drejt spitalit në San Marino ku janë bërë operacionet.

-Duket një shumë e ekzagjeruar, pra rreth 287.250 euro…

Unë kisha në dorë një provë që tregon se është bërë një pagesë e tillë dhe spitali e ka pranuar. Nga ana tjetër më rezultoi se atje kanë qenë 5 pjesëtarë të familjes Meta, edhe tre fëmijët. Këto janë të dhënat që formonin një dyshim të arsyeshëm. Pastaj me të tjerat do të merret hetimi. Unë vlerësoj se kam bërë një detyrë qytetare dhe do marr përgjigjen e duhur nga SPAK-u. Kemi 32 vite që akuzojmë njëri-tjetrin, por kur vjen problemi nuk kemi asnjë të ndëshkuar apo të akuzuar. Cilido që i thotë vetes shqiptar, nëse ka fakte të tilla, mund t’i çojë në organin kompetent. Një situatë e tillë, do e stabilizojë Shqipërinë.

-Sa i bindur jeni ju avokat personalisht se familja “Metaj” i ka paguar këto operacione?

Ato janë fakte, shumat kanë shkuar. Mjafton ta shikosh vetë, Ilir Metën si ishte, nga 200 kile tani është bërë “fit” fare. E keni parë Monikën si ishte, është bërë si “Miss Albania”.