Barcelona duket se nuk ka ndryshuar mendim me disa lojtarë, të cilët kërkon t’i largojë me patjetër në janar, ngab të cilët spikasin katër emra. Gerard Pique, Jordi Alba, Memphis Depay dhe Frenki de Jong janë nxjerrë në shitje nga klubi katalanas.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Alba, ishte shumë pranë një kalimi të bujshëm drejt Interit në fund të merkatos së verës, me të dy klubet që kishin rënë dakord, por me lojtarin që refuzoi në momentet e fundit.
Gjithsesi, klubi zikaltër është gati të tentojë dhe njëherë në janar, duke parë që ai nuk është më në planet e Xavit. Gerard Pique prej kohësh nuk është më një titullar te Barcelona dhe për këtë arsye, klubi kërkon ta shesë, duke parë dhe skandalet me jetën e tij private, për të mos i prishur dhe më shumë figurën klubit.
Për sa u përket dy holandezëve, katalanasit prej kohësh e kanë treguar që ata nuk janë pjesë e projektit të Xavit dhe kështu do të kërkojnë me patjetër që të shiten në janar, duke parë dhe rrogat e mëdha që përfitojnë. Ndërsa Sergio Busqets nuk do të rinovojë dhe pritet të largohet në fund të sezonit.