Komisioni Evropian do të propozojë një kufi çmimi për gazin rus. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
“Ne do të propozojmë një kufi çmimi për gazin rus. Sigurisht, objektivi është këtu shumë i qartë. Të gjithë e dimë se sanksionet janë thellësisht të dëmshme në ekonominë ruse me një ndikim të rëndë negativ. Pra, këtu objektivi është që ne duhet të shkurtojmë të ardhurat e Rusisë, të cilat Putini i përdor për të financuar luftën e tij mizore në Ukrainë”, është shprehur Ursula von der Leyen.Disa vende të BE-së – të cilat do të duhet të miratojnë propozimet e BE-së duhet të jenë gjithashtu të kujdesshëm për kufizimin e çmimeve të gazit rus në rast se kjo u kushton atyre furnizimin që ata ende marrin nga Moska.
Von der Leyen përshkroi propozimet e ardhshme emergjente të BE-së për të ulur çmimet në rritje të gazit dhe energjisë elektrike, të cilat kanë rritur faturat për familjet dhe kanë goditur industritë e Evropës.“Tani është koha që konsumatorët të përfitojnë nga kostot e ulëta që kanë burimet e rinovueshme. Shtetet anëtare duhet të mbështesin familjet e cenueshme dhe kompanitë vulnerabël. Fitime masive kanë bërë edhe kompanitë e naftës dhe gazit dhe për këtë ne do të propozojmë që të ketë një kontribut solidar sepse të gjitha burimet e energjisë duhet të ndihmojnë në tejkalimin e kësaj krize”, është shprehur ajo.Çmimet evropiane të energjisë zakonisht përcaktohen nga termocentralet e gazit dhe kufiri do të synojë të zvogëlojë koston e energjisë elektrike të prodhuar nga mullinjtë me erë, centralet bërthamore dhe gjeneruesit e qymyrit që kanë kosto më të ulëta të funksionimit pasi nuk janë të ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve të gazit. Masat e tjera që Brukseli do të paraqesë përfshijnë një kërkesë për vendet që të shkurtojnë përdorimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut. Presidenti Vladimir Putin ripërsëriti edhe njëherë thirrjen e tij se Rusia do të ndalojë furnizimin me gaz dhe naftë nëse vendosen kufizime të çmimeve.