Sesioni i ri i punimeve të Parlamentit të Shqipërisë ka nisur zyrtarisht pasditen e 5 shtatorit, sipas traditës, me këndimin e Himnit Kombëtar, në fillim të seancës.
Teksa të gjithë deputetët janë ngritur në këmbë për të respektuar simbolin shtetëror e identitar shqiptar, një figurë e rëndësishme e opozitës mungonte në sallë dhe “nuk e kapi dot çastin”.Bëhet fjalë pikërisht për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka mbërritur me disa minuta vonesë në sallë.Fjalën ndërkohë, e pati marrë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila lexoi mesazhin e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, drejtuar 140 deputetëve të Parlamentit.Pavarësisht faktit se ka lajmëruar një aksion opozitar shumë të fuqishëm, si në Parlament, ashtu edhe me protesta, Berisha e nis sezonin e ri politik me vonesë…të paktën në sallën e Parlamentit.