Presidenti i SHBA-ve Joe Biden pati një bisedë telefonike këtë mërkurë me Mbretin Charles III, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë dhe ky është komunikimi i parë mes tyre që pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II javën e kaluar.
Presidenti i shprehu ngushëllimet e tij Mbretit të ri për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth, i cili përcolli dëshirën e tij për të vazhduar marrëdhëniet e ngushta midis Shteteve të Bashkuara dhe monarkut të ri.
“Presidenti Joseph R. Biden, Jr. foli sot me Mbretin Charles III për të shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Presidenti kujtoi me dashuri dashamirësinë dhe mikpritjen e Mbretëreshës, përfshirë edhe kohën kur ajo priti atë dhe Zonjën e Parë në Kështjellën Windsor qershorin e kaluar. Ai përcolli gjithashtu admirimin e madh të popullit amerikan për Mbretëreshën, dinjiteti dhe qëndrueshmëria e së cilës thelloi miqësinë e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e veçanta midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Presidenti Biden shprehu dëshirën e tij për të vazhduar një marrëdhënie të ngushtë me Mbretin.”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.