Antonio Conten vijon ta përndjek hija e Juves, në çdo rast kur një trajner ndihet në vështirësi emri i tij del gjithnjë në skenë, edhe këtë herë situata është e njëjtë ku shihet si pasuesi i mundshëm i Max Allegrit, por ky diskutim nuk i pëlqen aspak trajnerit të Tottenham:
“Është e pabesueshme. Këto diskutime në këtë periudhë më duken mungesë respekti ndaj Allegrit, por dhe ndaj meje pasi jam në kontratë me Tottenham. Sapo kemi nisur sezonin dhe i jam përgjigjur në më shumë se një herë kësaj pyetje, e kam thënë gjithnjë se ndihem mirë këtu dhe po e shijoj këtë eksperiencë”, u shpreh Conte duke i kërkuar gazetarëve të mos e pyesin më mbi këtë temë.
Përveç Juve, Conte nuk ka drejtuar asnjë herë më shume se dy vite një klub, por këtë mund ta bëjë ketë herë më Tottenham nëse gjerat shkojnë sipas parashikimeve, fundja është nën kontratë. “Gjelat” e tij përballen me Arsenal këtë fundjave në derbin e londinez, një shans i artë për të marrë kreun, për momentin Tottenham ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 17-të pikëve, një më pak se Arsenali kryesues.