Kryeministri britanik Boris Johnson foli të enjten për luftën në Ukrainë, duke theksuar se diçka pozitive do të dalë prej saj.
“Heqja e importeve ruse të energjisë do të ishte një rezultat pozitiv i luftës në Ukrainë pasi vendet perëndimore kërkojnë të kufizojnë blerjet e produkteve ruse”, tha ai.“Nga kjo fatkeqësi, nga lufta e Putinit, mendoj se diçka e mirë do të dalë, që Evropa do të jetë e pavarur nga hidrokarburet ruse”, theksoi Johnson, duke folur nga vendi i një termocentrali bërthamor në Anglinë lindore.
“Ne nuk do të jemi më të varur, nuk do të jemi më të prekshëm nga shantazhet e tij dhe në këtë vend do të kemi përshpejtuar shumë reformat e vonuara prej kohësh dhe do të kemi ndërmarrë hapa për t’u bërë të pavarur nga energjia, domethënë, duke riparuar dëmet që kemi bërë në industrinë tonë bërthamore”, tha kryeministri i Britanisë.