Inter ka marrë lajmin e keq para ndeshjes me Udinesen. Fantazisti turk, Hakan Calhanoglu është dëmtuar dhe do mungojë në përballjen e fundit para ndeshjeve të kombëtareve.Turku ka një problem me muskujt e kofshës së majtë, me ekzaminimet e sotme që treguan problemin e lojtarit. Pritet që Inzaghi t’i besojë më shumë minuta Asllanit, duke qenë se do ketë mungesa në formacion.Gjendja e Calhanoglu do rishihet sërish javën që vjen, për të parë nëse mund të jetë gati për Turqinë në ndeshjet e Nations League.