Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta ditën e djeshme, më datën 8 Shtator, duke i dhënë kështu fundin një epoke.Pas vdekjes së saj, homazhet kanë vërshuar nga e gjithë bota, me rezidencat mbretërore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të veshura me lule ndërsa turmat u dyndën drejt tyre.
Njerëzit janë bërë kuriozë të dinë ç’do të ndodhë tashmë me xhirimet e serialit “The Crown”, për familjen mbretërore.Në fakt, seriali po përgatitet për xhirimet e sezonit të gjashtë dhe më herët producenti Peter Morgan, ka treguar më herët se nëse Mbretëresha vdes, xhirimet do të ndalojnë për një kohë të pacaktuar.Kjo në shenjë nderimi dhe respekti.Kujtojmë se Mbreti Charles ka shpallur shtatëmbëdhjetë ditë zie për Mbretëreshën, ndërsa konfirmohen detajet e para zyrtare të ngushëllimeve të pallatit.Pas vdekjes së Mbretëreshës, Mbreti i ri ka njoftuar se një periudhë zie mbretërore do të mbahet deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës.Data e funeralit ende nuk është konfirmuar, por besohet se do të bëhet dhjetë ditë pas vdekjes së Mbretëreshës.Zia mbretërore do të mbahet nga anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyrat zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremoniale.