Humbja në sfidën e parë të Champions-it me rezultatin 4-1 në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk mbrëmjen e djeshme, i ka kushtuar shumë trajnerit të Leipzig, Domenico Tedesco-s.
Klubi gjerman ka ndërmarrë një vendim drastik duke shkarkuar me efekt të menjëhershëm 36-vjeçarin italian nga detyra e trajnerit pas disfatës së mbrëmjes së djeshme ndaj ukrainasve.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Bundesligës me anë të komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke deklaruar gjithashtu shkarkimin edhe të dy zv.trajnerëve.
Tedesco e mori këtë detyrë më 9 dhjetor 2021 teksa qëndroi për 9 muaj në krye të pankinës së skuadrës së njohur gjermane. Në 38 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet në këto 9 muaj, 36-vjeçari italian arriti të fitonte 21 ndeshje, barazuar 8 dhe humbur 9. Me një golavarazh 88-48.