Këto po që janë dy shoqet më të ngushta nga të gjitha shenjat e horoskopit.

Miqësitë e vërteta mund të lindin në çdo kohë në shkollë, në marrëdhënie pune, në një udhëtim të gjatë me tren a avion ose edhe thjesht rastësisht, në një postim të përbashkët në rrjete sociale. Është koha dhe përjetimet e përbashkëta që sfidojnë vërtetësinë e tyre, mirëpo nuk mund të mos mendoni që ashtu sikundër në dashuri, janë yjet ato që diktojnë shoqëritë e vërteta.

Dashi dhe Virgjëresha: Mund të duket një miqësi e pazakontë në pamje të parë pasi bëhet fjalë për dy shenja tejet të ndryshme, Dashi është një shenjë me karakter të fortë, kurse Virgjëresha është natyra perfeksioniste që i beson gjithmonë vetes, mirëpo midis tyre mund të lindë një miqësi e thellë.

Edhe pse të ndryshme nga njëra-tjetra, arrijnë të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike dhe të argëtohen gjithmonë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Luani dhe Ujori: Luani dhe Ujori janë miket e zodiakut që kompletojnë njëra- tjetrën aq sa kthehen në nevojë dhe domosdoshmëri. Luani vlerëson tek Ujori shpirtin e lirë që i karakterizon, pavarësinë dhe në të njëjtën kohe ëmbëlsinë e tyre.

Kurse Ujori nuk mund të mos joshet nga energjia, altruizmi, bujaria dhe sinqeriteti i Luanit. Janë dy shoqe që vështirë se mund të ndahen ndonjëherë.