Cristiano Iovino pretendohet se është mashkulli që hyri në zemrën e Ilary Blasi dhe sipas Francesco Totti shkëmbenin mesazhe kompromentuese.
Trajneri personal është pyetur rreth thashethemeve që qarkullojnë për të dhë përgjigja ishte: “Po, kam lexuar, faleminderit, por nuk jam shumë i interesuar të flas për këtë.”
Ai as nuk pohoi dhe as nuk mohoi lajmet, duke shtuar më shumë zërat se ka pasur një flirt mes tij dhe prezantueses.
Në intervistën për Corriere, Totti bëri një përshkrim të shkurtër të burrit që kishte tërhequr interesin e gruas së tij.
Ai nuk përmendi emra, teksa u shpreh: “Ai është një person krejtësisht i ndryshëm nga unë, që i përket një bote shumë larg nga e imja, për fat të mirë. Ishte një tronditje. Jo vetëm sepse Ilary kishte dikë tjetër, por që mund të interesohej për një njeri të tillë. Megjithatë kishte ndodhur.”
As Ilari nuk ka dashur të komentojë intervistën bombë të ish-bashkëshortit të saj. Përmes avokatit të saj, është shprehur se nuk do t’i përgjigjet publikisht atyre akuzave për të mbrojtur fëmijët e tyre.
Por një paralajmërim doli: “Ilary ka parë gjëra në vitet e fundit që mund të shkatërrojnë rreth 50 familje.”
Këto gjëra nuk janë bërë ende të ditura, ndoshta duke pritur që beteja të kalojë nga gazetat në sallën e gjyqit. Fati i ish-çiftit më të dashur të Italisë do të vendoset në atë kohë.
Francesco Totti ka nisur një histori dashurie me Noemi Bocchi dhe deri tani përflitej se kjo ishte arsyeja e fundit të marrëdhënies 20 vjeçare të ish-kapitenit të Romës dhe prezantueses.
Cristiano Iovino, 40 vjeç, është trajner personal dhe influencues që jeton mes Romës dhe Milanit.
Vetëm një vit më parë, në gusht 2021, sipas Corriere della Sera, Francesco zbuloi se mes Ilary dhe Cristiano kishte një flirt.
Sipas deklaratës së tij, ai gjeti mesazhe kompromentuese në celularin e bashkëshortes së tij, duke zbuluar tradhtinë e Blasi.