Janë publikuar pamjet kur i shumëkërkuari Ervis Martinaj është shfaqur për herë të fundit në publik. Prej disa kohësh ai rezulton i zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për të.
Pamjet janë publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” në News24, ku shihet Ervis Martinaj i veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza dhe dy persona të tjerë që e shoqëronin. Njëri është efektivi Jeton Lami dhe personi tjetër është mikesha e të shumëkërkuarit Martinaj.
Ervis Martinaj është filmuar nga kamerat e sigurisë të një hoteli luksoz në Durrës mbrëmjen e 5 gushtit, pesë ditë para se të denoncohej zhdukja e tij.https://youtu.be/k8yo9Aq2ihM