Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.
Së fundmi është zbuluar konkurrenti i tretë i spektaklit të kërcimit, anëtari i grupit “Asgjë sikur Dielli”, Alban Nimani.Lajmi u konfirmua nga vetë faqja zyrtare e ‘Dancing With the Stars’ në Instagram: “Për të treguar se sa do të shkëlqejë ylli i tij në kërcim, i bashkohet kastit të #DWTS, solisti i grupit “Asgjë sikur dielli”. Mirë se vjen Alban!”, shkruhet në postim.Kryefjala.com bëri me dije me herët se pjesë e jurisë do të jetë edhe producentja Holta Dulaku.

Kujtojmë që ajo solli vite më parë këtë spektakël kërcimi në Shqipëri, në kohën kur transmetohej në televizionin “Vizion Plus”.Sa i takon kryetarit të jurisë, burime për Top Channel raportuan se do të jetë koreografi i njohur dhe balerini Kledi Kadiu.Kledi Kadiu, balerin profesionist, sot mësues i vlerësuar, prej shumë vitesh jeton në shtetin fqinj Itali.Krenar për vendin e tij, Kledi më herët ka dhënë një intervistë ku ka folur për javën e Kulturës Italiane në Shqipëri.“Kthehem shpesh në Shqipëri, jo vetëm sepse janë të dashurit e mi atje, por për t’i treguar vajzës sime rrënjët dhe kulturën e vendit tim.”