Mike Tyson ka zbuluar se po vuan nga një sëmundje e rrallë shëndetësore e quajtur Sciatica. Shqetësimet për shëndetin e ish-kampionit të botës në boks u shtuan muajin e kaluar kur u publikuan fotot e tij në një aeroport me karrige me rrota, ndërsa mbante edhe një shkop për të ecur.
Megjithatë, legjenda e sportit kërkoi të sqaronte spekulimet rreth shëndetit të tij në një intervistë me Newsmax TV këtë muaj.
“Unë kam dhimbje të nervit shiatik herë pas here. Kur ndodh, nuk mund të eci. Faleminderit Zotit është i vetmi problem shëndetësor që kam. Unë jam shumë mirë tani”, tha ai.
Iron Mike, siç njihej ai, u detyrua të tërhiqej nga ringu në vitin 2005 për shkak të problemeve me shpinën.
Vetë Tyson konkludoi në podcast-in e tij të Hotboxin se nuk besonte se i ka mbetur edhe shumë për të jetuar.
“Ne të gjithë do të vdesim një ditë sigurisht. Pastaj, kur shikohem në pasqyrë, vë re ato pika të vogla në fytyrën time”, tha ai. “Unë them: Uou. Kjo do të thotë se data ime e skadencës po afrohet, shumë shpejt.”