Është e pa besueshme ajo që ndodh me Laçin, një histori që përsëritet sezon pas sezoni. Tashmë është kthyer në një traditë, për fat të keq negative, me kurbinasit që zhytën në krizë të thellë pas çdo fillim sezoni.

Këtij trendi bardhezinjtë nuk i shpëtojnë as këtë herë, pavarësisht se në pankinë rikthyen Vukiçeviç, një trajner që e kishte provuar në kurriz një fillim të tillë edhe vitin e shkuar, çka solli më pas shkarkimin e tij.

3 humbje dhe 1 fitore, 3 pikë në 4 javë, janë shifra thuajse të njëjta me një vit më parë, sërish stoli i teknikut malazez lëkundet fuqishëm ende pa nisur mirë. Humbja e fundit kundër Bylis në shtëpi “djeg” jo pak, tani kërkohet një reagim i shpejtë për të shmangur atë që ndodhi vitet e fundit, ndaj Erzenit kërkohen pikë me çdo kusht.