Dërgesat e gazit natyror rus në BE kanë rënë me 48% deri më tani këtë vit, sipas gjigantit rus të gazit Gazprom.Rusia është në bisedime për një projekt të ri të madh infrastrukturor për dërgimin e gazit në Kinë përmes Mongolisë, tha më herët sot Vladimir Putin.
Gazprom ka eksploruar prej vitesh mundësinë e furnizimit me gaz të Kinës nëpërmjet Mongolisë përmes një tubacioni të madh gazi, Power of Siberia 2, shkruan The Guardian.Tubacioni i propozuar mund të transportojë 50 miliardë metra kub gaz natyror në vit, ka thënë Gazprom, që është pak më pak se gazsjellësi Nord Stream 1 që lidh Rusinë me Gjermaninë nën Detin Baltik.“Jemi në diskutime për zbatimin e mundshëm të një projekti të madh infrastrukturor, e kam fjalën për furnizimin me gaz rus të Kinës nëpërmjet Mongolisë”, tha Putin gjatë një takimi me kryeministrin e Mongolisë.