“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin. E së fundmi, PM ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit e tij në rrjete sociale ku një pjesë shumë e madhe e ndjekësve i kanë drejtuar pyetje për sa i përket raportit të tij me blogeren. Fillimisht, ndjekësit e pyetën se si u ndje Sara nga shakaja që ai i bëri me ‘propozimin’ e rremë, veprim që u komentua shumë në rrjet si një shaka e tepruar.
“Përderisa Sarah e ka ditur paraprakisht që do të bëj dhe përderisa e ka postuar vetë “nuk ka vend për nervozizëm” as nuk do të ketë kurrë edhe kur t’i propozoj nuk besoj që do e hedh video-n me plot foto të tjera bashkë, por do e hedhim si video të veçantë kështu që jam shumë i lumtur që kam një person që i kupton shakatë, sepse përndryshe jeta do ishte negativitet. Përndryshe nëse i propozoj ndonjëherë nuk do e bëj diku ku t’i marrë vëmendjen të tjerëve, aq më pak në dasmë të shokut tim të ngushtë. Përderisa njeriu mendon që i gjen gabime dhe Zotit nuk ndikohem nga këto gjëra e aq më pak kur e di unë dhe personat e afërt a ishte ofendim ndaj Sarës apo jo, kështu që fare”.
E një pyetje shumë delikate i është bërë PM, lidhur me ‘likes’ që ai i bën vajzave të ndryshme që ndjek në rrjete sociale, a e lëndon kjo gjë Sarën? “Pyetje e paimagjinueshme. Përderisa i kam ‘follow’ edhe i njoh të gjithë që i kam ‘follow’, do t’i bëj ‘like’ edhe djem edhe vajza kështu që mos bëni kështu pyetjesh pa lidhje. Po më vjen turp se çfarë mendoni, unë dhe çunave iu bëj ‘like’”.