Transferimi i Erling Haaland nga Borussia Dortmund te Manchester City ishte prej kalimeve më bombastike të kësaj vere, në mos më bombastiku. Sulmuesi norvegjez ishte i jashtëzakonshëm për Dortmundin dhe në mënyrë edhe më spektakolare e ka nisur edicionin edhe me Manchester Cityn. Por, drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehle tha për Bild se ishte koha e duhur për ta shitur atë, pasi çështja e tij ishte bërë barrë,

“Me aq sa e kemi vlerësuar gjithmonë Erling Haaland dhe suksesin që ai ka patur me fanellën tonë, në fund çështja ishte bërë barrë padyshim, si për dhomën e zhveshjes dhe për klubin. Në përgjithësi, për të gjithë mjedisin, kryefjala ishte vetëm ai. Pa të, ne kemi mundësinë t’u besojmë lojtarëve të tjerë. Fakti që 10 golat tanë të parë të shënuar nga dhjetë lojtarë të ndryshëm e tregojnë këtë shumë mirë. Koha e shitjes ishte e duhura, si për ne ashtu edhe për Cityn”, tha ai.