Kristjan Asllani realizoi ëndrrën e tij në verë duke u transferuar tek Interi, ekipi me të cilin bën tifozllëk që kur ishte i vogël. Mesfushori i kombëtares shqiptare, nuk po përfiton shumë minuta te nënkampionët e Italisë, por ai është i duruar, i përulur, realist dhe po pret momentin e tij. Aurelio Andreazzoli ishte trajneri i Empolit në sezonin e kaluar, duke qenë protagonist në debutimin e Asllanit në Serie A dhe sezonin pozitiv që zhvilloi me Empolin, ekip ku u kthye titullar fiks në fazën e dytë të sezonit të kaluar.

“Asllani duhet të ndjekë procesin e rritjes. Ai mbërriti tek Interi, dakord? Nuk është se ka shkuar të luajë në ndonjë ekip të shtetit të tij. Dhe Inzaghi ka bërë mirë, e ka përdorur ashtu siç e ka parë të arsyeshme. Përpara Asllanit luan Marcelo Brozovic, e përsëris: Marcelo Brozovic. Nuk është e nevojshme të shpjegoj se për çfarë futbollisti po flasim. Dhe jo vetëm Brozovic nëse shikojmë me vëmendje kontingjentin e Interit. Gjithçka është normale: kështu ndodhi edhe me mua sezonin e kaluar. Kristjani vinte nga ekipi i të rinjve dhe kishte nevojë për të krijuar eksperiencë, të kuptonte si funksionin gjërat në Serie A. Shikoni kur ka filluar të luajë rregullisht vjet. Me Empolin, jo me Interin”, deklaroi në Gazzetta Dello Sport trajneri 68-vjeçar.