Një gazetare nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një raportim të pazakontë. Për shkak të erës shumë të fortë dhe shirave të dendur, gazetarja Kyla Galer mendoi që mikrofonin ta mbulonte me një prezervativ.
Pasi shikuesit panë këtë raportim, nisën të komentonin në rrjete sociale. “NBC 2 praktikon raportimin e sigurt me mikrofon gjatë uraganit Ian”, shkroi një komentues.
Gazetarja amerikane u detyrua të reagonte, duke thënë: “Është ajo që ju mendoni se është. Është një prezervativ. Ndihmon në mbrojtjen e pajisjes. Këta mikrofonë nuk mund të lagen. Ka shumë erë dhe shumë shi, kështu që ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë”.