Futbolli zviceran është sot në zi pas ndarjes nga jeta para kohe të futbollistit Nikolas Shindelohlz!
Ai u shua në moshën 34-vjeçare. Ish-klubi i tij Arau, bëri publik lajmin në gushtin 2020 se ai vuante nga kanceri në mushkëri, dhe rreth një vit më pas “vari këpucët në gozhdë”.
Ditën e djeshme, Shindelholz humbi betejën me sëmundjen e rëndë dhe ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare.
I lindur më 12 shkurt 1988 në qytetin Biningen të Zvicrës, ai e nisi karrierën e tij futbollistike me të rinjtë e Bazelit, ku u aktivizua me moshat U-18 dhe U-21.
Më pas veshi edhe fanellat e Tun, Luzern dhe së fundmi Arau në Superligën e Zvicrës./PANORAMASPORT.AL