Dy gjigandë europianë që po përjetojnë një prej edicioneve më të dobët në histori. Juventusi është në krizë totale, pasi u mposht edhe nga Monza e vendit të fundit në Serie A.

Bayern në anën tjetër, ka fituar vetëm tre nga shtatë ndeshjet e luajtura në kampionat, ku pozicionohet në vend të pestë. Skuadra nga Mynihu nuk ka fituar katër ndeshjet e fundit në Bundesligë, prej vitit 2002, sezon të cilin e mbyllën në vendin e tretë.Ecuria negative e dy skuadrave është mbi të gjitha përgjegjësie trajnerëve. Humbja ndaj Monza-s i ka dobësuar dukshëm pozitat e Allegrit. Drejtuesit e klubit e mohuan mundësinë e shkarkimit të drejtuesit të stolit, por ndërkohë po përgatisin një zgjidhje alternative.Në rast të largimit të Alegrit, ekipi do ti besohej Paolo Monteros. Ish-mbrojtësi, është një prej njerëzve më të lidhur me ngjyrat bardhezi. Aktualisht trajner i skuadrës së të rinjve, cilësohet si kandidati ideal për të kaluar krizën e rezultateve, e cila vjen mbi të gjitha prej faktit që Juventusi vuan në lojë.Në anën tjetër, edhe Bayern e ka zgjidhjen e problemeve. Me Julian Nagelsmann që rrezikon shkarkimin, alternativa është Tomas Tuchel. Ky është lajmi i Bild, pas atij që është starti më i dobët i sezonit në dy dekadat e fundit. Edhe klubi do të ishte gati të niste një cikël me ish-trajnerin e Chelsea, pas eksperimentit të dështuar.