Einxhel Shkira na ka prezantuar për herë të parë me vjehrrën e saj në rrjetet sociale.
Moderatorja ka realizuar një video teksa ndodhet në një qendër tregtare së bashku me mamin e Arbër Gumnishtës. Teksa i thotë fjalët më të bukura, dyshja duket se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.
“Ju prezantoj me Suzin, edhe pse e njihni. Besoj tani e kuptoni se nga rrjedhin genet e bukura të familjes Gumnishta. Edhe Naimi shumë i bukur është, por Suzi ua kalon gjithëve. Nuk e di a ka njeri vjehërr më të bukur se e imja. Gjithmonë më duhet të rregullohem se ngjaj sikur jam unë vjehrra,”-dëgjohet të thotë Einxhel në video.
Sakaq kujtojmë që Dj Dagz dhe Einxhel Shkira do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja kanë folur së fundmi në një intervistë ekskluzive për “Pushime On Top” se si e kanë pritur lajmin e shtatzënisë dhe reagimi i prindërve të çiftit kur morën vesh se do të bëhen gjyshër.
Dagz ka treguar se familjarët e tij kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel tha se më të vështirë e kishte t’ia thoshte këtë lajm babait të saj, i cili nuk e priste një gjë të tillë të ndodhte kaq shpejt.