Ditën e djeshme është ndarë nga jeta mbretëresha Elisbeth II, një nga monarkët e cila ka mbetur më gjatë në fronin britanik.
Megjithatë ajo që ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ka qenë marrëdhënia e bashkëshortin e saj.
Kur Elizabeta e Jorkut u takua për herë të parë me Princin Philip, ajo ishte vetëm shtatë vjeçe dhe kishte rolin e shoqërueses së nuses në dasmën e tezes së saj, Princeshës Marina të Greqisë dhe Danimarkës, e cila u martua me Dukën e Kentit në Westminster Abbey.
Ndërkohë, Filipi 12-vjeçar po merrte pjesë në ceremoni si kushëriri i parë i nuses. Çifti që do të ishte për dekadat e ardhshme në krye të Mbretërisë së Bashkuar, në atë kohë ishin fëmijë, por kjo nuk i ndaloi mediat që ti projektonin bashkë.
Mediat e huaja e kishin renditur tashëm Princin Philip si një bashkëshort mbretëror të përshtatshëm për Princeshën e vogël.
Kur u takuan përsëri, pesë vjet më vonë, në vitin 1939, gjithçka kishte ndryshuar. Xhaxhai i Elizabeth, Edward VIII, kishte abdikuar tre vjet më parë. Babai i saj ishte tani Mbret dhe ajo ishte trashëgimtare e fronit. Filipi ishte një kadet detar 18-vjeçar. Dhe Evropa ishte në prag të konfliktit dhe ndryshimit kataklizmik ndërsa Lufta e Dytë Botërore do të fillonte.
“Sa lart mund të kërcejë!” i tha Elizabeth guvernates së saj, Marion Crawford, në korrik 1939 kur pa Filipin duke u hedhur mbi rrjetat e tenisit në Kolegjin Mbretëror Detar në Dartmouth. Elizabeta kishte bërë një jetë shumë të mbyllur me familjen e saj, duke kaluar shumicën e kohës me motrën dhe guvernantën e saj. Ndërsa vizitonte kolegjin me prindërit dhe motrën e saj, ajo u mahnit nga kadeti i cili së shpejti do të fillonte shërbimin aktiv. Magjepsja e Elizabeth ishte e dukshme për të gjithë dhe më shumë se të gjithë bëri të lumtur xhaxhain e Filipit, Dickie Mountbatten, i cili shpresonte të inkurajonte një martesë dhe vetë të kishte fuqinë prapa fronit.
Kur paria mbretërore u largua nga Dartmouth në jahtin mbretëror, të gjithë kadetët i ndoqën pas me varkat e tyre të vogla – derisa Mbreti i udhëzoi ata të ktheheshin në breg. Të gjithë bënë ashtu siç u thanë, përveç Filipit, i cili vazhdoi të voziste me gjithë fuqinë e tij, ndërsa Elizabeta e shikonte me dylbi.
Filipi dhe familja e tij ishin larguar nga Greqia kur ai ishte foshnjë. Familja u zhvendos në Paris, por u shpërbë, pasi i ati tradhtoi dhe zuri një të dashur.
Filipi u dërgua në shkolla me konvikt dhe u spikat në Gordonstoun në Skoci përpara se të shkonte në Dartmouth. Duke qenë se nuk kishte marrëdhënie të ngrohta me asnjë nga prindërit, Filipi ishte shumë i afërt me motrat, por e preferuara e tij, Cecile, humbi jetën në një aksident me avion kur ajo ishte në muajin e tetë shtatzënë.
Motrat e tjera ishin të martuara me oficerë gjermanë, duke e vendosur Filipin dhe familjen e tij në anë të kundërta të luftës.
Gjatë luftës, Filipi i shkroi Elizabetës dhe shkoi ta takonte për Krishtlindje në vitin 1943. Elizabeta ishte 17 vjeçe në atë kohë dhe Filipit iu duk shumë tërheqëse.
Elizabeth ishte jo vetëm tërheqëse dhe e mprehtë, por edhe e gëzuar dhe praktike, shumë ndryshe nga nëna e tij e brishtë.
Në fund të luftës, Filipi erdhi në Britani me qëllim serioz për Elizabeth-in dhe e çoi atë në koncerte dhe restorante.
Pallati mbretëror nuk ishte shumë i bindur për miqësinë e lidhur mes tyre, madje mbreti e mbretëresha e këshilluan vajzën e tyre që fillimisht të shihte botën para se të vendoste të martohej.
Ndërkohë mes oborrtarëve qarkullonte thashethemi se Filipi nuk ishte “zotëri” në sjellje dhe se mund të ishte edhe pak i paqendrueshëm.
Askush nuk i besonte xhaxhait të Filipit, ndërsa qeveria ishte e pasigurt sa i përket prejardhjes familjare të atij që do të bëhej mbreti i ri i vendit.
Elizabeta nuk pranoi të lëkundet. Ajo ishte e vendosur se Filipi do të ishte bashkëshorti i saj që në moshën 13-vjeçare dhe fakti që i duhej të luftonte për të, vetëm sa e kishte intensifikuar dashurinë mes tyre.
Më në fund familja mbretërore u dorëzua dhe fejesa u shpall më 8 korrik 1947, me datën e dasmës të caktuar për 20 nëntor.
Filipi u bë një shtetas britanik, mori mbiemrin Mountbatten nga gjyshërit e tij nga nëna dhe u emërua Duka i Edinburgut.
Kishte shqetësime se ndërsa vendi ishte zhytur në recesionin e pasluftës, martesa mbretërore nuk do të kishte madhështinë e cila pritej nga një ceremoni e tillë.
Por Winston Churchill zgjodhi madhështinë, duke e quajtur “një festival ngjyrash në rrugën e vështirë që duhet të kalojmë”. Të ftuarit mbretërorë erdhën nga e gjithë bota për të parë princeshën të martohet me një fustan mëndafshi të qëndisur me 10,000 perla. Midis atyre që nuk u ftuan ishin tre motrat e Filipit me burrat e tyre gjermanë dhe Duka i Windsor, ish-Eduardi VIII dhe gruaja e tij, Wallis Simpson.
Ditën e dasmës, Princesha Elizabeth bëri betimet e saj dhe premtoi t’i bindej burrit të saj, diçka që teknikisht do të ishte e pamundur kur ajo ishte mbretëreshë.
E megjithatë betejat sapo kishin filluar. Filipi ishte mësuar me një jetë aktive dhe shumë shpejt u mërzit në detyrën që i ishte caktuar.
Dy fëmijët e parë të çiftit, Charles dhe Anne, lindën në 1948 dhe 1950 dhe familja u vendos në Clarence House, ku Philip mori përgjegjësinë për rinovimet. Filipi ishte vendosur në Maltë dhe Elizabeta udhëtonte për ta vizituar dhe qëndronte pranë tij disa muaj në vit. Atje, Elizabeta ishte e lirë të ishte thjesht gruaja e një oficeri, larg vëmendjes që tërheq një monarke.