Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, e ka dëshmuar disa herë se është një nënë e përkushtuar dhe ka një lidhje të fortë me fëmijët.
Si e ëma e dy vajzave, ajo ka treguar gjithnjë dashurinë dhe kujdesin që ka për to duke përfshirë edhe dëshirat që herë pas here ia plotëson.
E së fundmi artistja po shijon pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe gjegjësisht në Dubai bashkë me vajzën e vogël, Alayah.
Ajo ka shpërndarë disa fotografi e video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave ka treguar se po kalon një kohë të mrekullueshme.
“Nuk mund të të premtoj se do të jem këtu për pjesën tjetër të jetës sime, por mund të premtoj se do të të dua deri në fund të jetës sime”, ka thënë ajo.
Përveç Alayah, Fjolla ka edhe një vajzë tjetër më të madhe që quhet Lediana.
Morina momentalisht duhet theksuar se është beqare, pas ndarjes nga biznesmeni Fisnik Syla.