Mbretëresha erdhi! Kim Kardashian zbarkoi në Javën e Modës në Milano dhe qyteti është në fibrilacion. Çfarë po bën ylli në Itali? A po përgatitet ajo për një bashkëpunim ekskluziv me Dolce & Gabbana. Shumë pak detaje zbuluan deri më tani, sigurisht që Kim do të jetë një pjesë integrale e shfaqjes së markës të famshme, në kalendarin që parashikohet për të shtunën 24 shtator.
Partneriteti mes klanit Kardashian dhe Dolce & Gabbana ka filluar disa muaj më parë me Kourtney Kardashian dhe Travis Barker. Aty nusja ka veshur krijime nga shtëpia italiane e modës për ceremoni civile në Montecito të Kalifornisë, por mbi të gjitha për një dasmë me stil në Portofino. Për këtë rast të gjithë anëtarët e familjes dhe madje edhe disa miq kishte veshur veshje të dizajnuara nga Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana. Nga njëra motër në tjetrën, tani është Kim Kardashian ajo që do të jetë ‘heroina’.
A do të shfaqet Kim Kardashian në rreshtin e parë gjatë sfilatës? Nuk e dimë ende por disa pamje paraprake janë tashmë atje. Influencerja me 330 milionë ndjekës ka publikuar në Instagram dy video promovuese me shije tërësisht italiane. Flokë bionde platin, veshje Dolce & Gabbana me siluetë në imazhet bardh e zi të Kim që zbret nga avioni, mes blicit të fotografëve. Me thirrjen “Ciao Milano”, fillon java e modës dhe firma e famshme kujdeset të përgjigjet, duke lëshuar hashtagun #ciaokim, destinuar të bëjë jehonë në rrjetet sociale për një kohë të gjatë.