Enca Haxhia ka shijuar një mbrëmje jashtë, nën shoqërinë e miqve të saj të famshëm, Sara Kolamit dhe Niko Komanit.
Këngëtarja ka ndarë disa grimca nga festa e tyre, ku nuk kanë munguar as gotat e shampanjës. Mirëpo ndër to, vëmendjen e ka marrë një video ku duket Enca shumë provokuese me dekoltenë zbuluar, dhe një dorë “misterioze” që e prek nga gjoksi.
Më pas nga videot në vazhdim zbulohet se është dora e Nikos, i cili po i rregullon fustanin këngëtares.
“Do të doje të ishe në vendin e Nikos tani,”-shkruan Enca bashkangjitur videos.
Kujtojmë që kjo dalje e autores së hitit “Bow Down” vjen pas pushimeve të fundit në Bodrum të Turqisë. Në fakt pa frikë mund të themi se ky vit për Enca Haxhian ka kaluar në pushime, nga vendet më ekzotike deri tek ishujt grek.