Pak ditë më parë, Luana Vjollca festoi 31 vjetorin e lindjes me një festë që i ka organizuar familja. E veshur me pink, nga koka tek këmbët si Barbie, Luana ka shijuar çdo moment me miqtë dhe të afërmit e saj ndërsa ka ndarë gjithashtu foto dhe video në rrjete sociale.

Së fundmi, moderatorja ka publikuar disa foto nga plazhi ku shfaqet me bukë, djathë dhe domate. “Ditëlindja vazhdon me aventura dhe me bukë e djathë e domate në vendet e pazbuluara të Shqipërisë sonë të bukur”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.