Nga Melburni në Paris, Nju Jork e Delhi, ngjarjet solemne në Londër rezonuan në mbarë globin.Teksa dyert e Westminster Abbey celeshin për të lejuar të ftuarit të uleshin në vendet e tyre teksa në mes të kapelës qëndronte arkëmorti i mbretëreshës, në anën tjetër të botës, australianët u mbërthyen para televizorit për të ndjekur ngjarjen historike.
“Duam të jemi në gjendje t’i themi lamtumirë qoftë edhe për së largu. Ceremonia ka qenë shumë solemene, e kanë parë njerëzit në mbarë botën, nuk mund ta humbisnim”- tha një prej tyre, Rick Tonk. Një interes të jashtëzakonshëm pati edhe në Paris për funeralin e monarkes, dhe të gjitha ceremoninë e këtyre 11 ditëve që nga vdekja e saj në moshën 96-vjeçare.Emmanuel Macron i bëri një nderim emocionues, teksa tha plot respekt se për francezët ajo ishte thjesht “mbretëresha” ndërsa postoi një film bardh e zi të Elizabetës në Elysée me mesazhin e thjeshtë: “Faleminderit juve, Madhëria juaj.” Filmi filloi me Mbretëreshën që uronte miqësi të gjatë mes dy vendeve. Në kafenetë e Parisit, nuk munguan as lotët për të.
“Unë mendoj se do të kishte qenë më mirë të isha me turmat në Hyde Park ose në katedrale. Por ishte shumë bukur, edhe baret këtu u hapën shpejt, ishte një lloj respekti për të”- tha gazetarja Tess de la Mare.
Kanë kaluar pothuajse 250 vjet që kur SHBA shpalli pavarësinë e saj nga monarkia britanike, por në qytetin e Nju Jorkut, atmosfera tregonte qartë se një pjesë e asaj dashurie, ka mbetur ende.
Një përzierje e entuziastëve të familjes mbretërore amerikane, turistëve britanikë me flamuj në duar dhe gazetarësh lokalë që vraponin, mbushën Tavernën Churchill, një bar anglez disa blloqe në jug të Empire State Building thotë The Guardian, i cili gëlonte nga njerëzit që kërkonin të shihnin funeralin e mbretëreshës teksa dërgohej drejt banesës së fundit. Në Kenia, vizitën e parë të Mbretëreshës atje, e kujtonte ende si një “përrallë”. “Ky është fundi i një ere”, shprehet 49 vjecari Paul Ochieng.
“Ne u rritëm duke e parë mbretëreshën, ajo u bë mbretëreshë këtu, njerëzit e kanë ende pikë të dobët”, shton ai. Vdekja e Elizabetës risolli edhe një herë në vëmendje rolin unifikues që ajo ka luajtur në dekadat e fundit. Ajo mbeti deri në fund deri në fund e admiruar, ndërkombëtarisht, cka i detyrohet se vizitave të saj në mbi 100 vende gjatë mbretërimit të saj, më i gjati në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.