Pasi u mbyll merkato e transferimeve, ekipet evropiane kanë nisur të punojnë brenda shtëpive, është koha të punojnë me rinovimet. Milan ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Sandro Tonalin.

Mesfushori ka firmosur një kontratë të re që e lidh me “djallin” deri më 30 qershor 2027.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po punojnë për të bindur edhe Pierre Kalulu. Edhe për mbrojtësit është një kontratë e ngjashme me atë të Tonalit, deri më 30 qershor 2027. Kalulu pritet të përfitojë me kontratën e re afro 2 milionë euro në sezon.

Të njëjtën gjë si Milan po bën edhe Barcelona. Pasi lëvizën fuqishëm në tregun e transferimeve, klubi blaugrana tani po punon për të blinduar disa nga yjet e ekipet. Gavi është prioriteti kryesor në këto momente pasi mesfushorit i përfundon kontrata në 2023. Drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë ta humbasin falas, për këtë arsye i kanë ofruar një kontratë të re deri në 2026. Sipas Mundo Deportivo palët janë shumë pranë gjetjes së akordit.

Në fund të këtij sezoni mund të largohet falas një tjetër lojtari klasi, bëhet fjalë për Marcus Rashford. Sulmuesi ka një kontratë me Man.United deri në 2023, klube si Chelsea dhe Atletico Madrid po bëjnë gjithçka për të bindur lojtarin të mos rinovojë.