Futbolli anglez këtë fundjavë do jetë pushim në nder të mbreterësh Elizabet, e cila vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm pas një mbledhje me të gjithë aktorët e futbollit profesionist në ishull.

Përveç ndeshjeve të fundjavës do të spostohen edhe ndeshjet e parashikuara të luhen të hënën, ndërsa në lidhje me zëvendësimin e këtyre datave do ketë një tjetër njoftim në ditët në vijim.