Një tjetër konkurrent i “Dance With Me” është bërë me dije së fundmi. E gjeni dot se kush është?Pikërisht futbollisti i njohur Andi Lila.
Ky lajm është bërë me dije nga faqja zyrtare e “Dance With Me” në Instagram.
Në njoftim thuhet: “Një nga futbollistët më popullorë e të dashur të tifozërisë shqiptare @andilila ka vallëzuar gjithë jetën me top në fushën e blertë, por asnjëherë në një pistë vallëzimi. Kjo është sfida e tij, paç fat”!
Më herët, në një emision, Andi Lila ka folur për jetën e tij si futbollist por edhe për marrëdhënien me bashkëshorten e tij.
“Karriera si futbollist na detyron të shëtisim nëpër shumë vende. Unë jam lindur e rritur në Shqipëri, dhe karriera ka një limit, normale që do kthehesha. Ka edhe të mira edhe të këqija të lëvizësh, por unë mendoj që të sjell një eksperiencë timen, për këto vite që kam qenë jashtë. Të ecim më përpara në futboll”, ka thënë ai.
Lidhur me bashkëshorten e tij, ai ka thënë se e ka njohur në gjimnaz.
“Në atë kohë u përjashtova nga shkolla prej mungesave, sepse kisha edhe grumbullime me Kombëtaret, por më mirë, sepse u riktheva një vit më pas dhe u njoha me bashkëshorten. Jemi të lumtur dhe duhemi shumë. Kemi dy fëmijë, mirëkuptim, edhe debate disa herë. Debatojmë për mungesën time në shtëpi. Xhelozi? Normale, ka edhe xhelozi, sepse pa të nuk ka as dashuri. Por, jo në përmasa të mëdha. Nuk e mendoj dot veten pa Ornelën”.