Armando Broja ka fituar gjithmonë e më tepër besim te Chelsea.
Sulmuesi shqiptar ndryshoi tërësisht lojën e ekipit të Tuchel në përmbysjen e arritur kundër Ëest Ham në shifrat 2-1.
Në një intervistë të fundit për “Football London”, sulmuesi i Shqipërisë ka treguar gjithë situatën në klub dhe njëkohësisht lajmet për merkaton e verës.
“Keni parë vetëm spekulime. Jam këtu te Chelsea tani, kam nënshkruar kontratën dhe jam i kënaqur që jam pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm.
Gjithmonë kam qenë një djalë me vetëbesim dhe është e rëndësishme që ta mbaj këtë dhe të jem i sigurt te vetja.
Ndihem sikur mund ta ndihmoj shumë Chelsea. Besoj se mundem. Nëse je në stol, ke më shumë mundësi për të hyrë tani me 5 ndërrimet. Prandaj përgatitem mendërisht dhe fizikisht sa herë trajneri më thërret.
Kjo mund të ndodh në minutën e fundit, në pjesën e parë, në çdo moment, varet si shkon ndeshja. Ka të bëj me të qenit gati dhe presësh momentin tënd.
Aubameyang? Është lojtar i madh, ka bërë shumë në karrierën e tij. Ka ardhur te Chelsea dhe unë mund të mësoj shumë prej tij. Ia doli te Arsenali dhe Barcelona, prandaj i sjell shumë vlera ekipit.
Duket edhe si një djalë shumë i mirë prandaj do të mësoj disa gjëra. Është mirë të kemi këtë konkurrencë në skuadër”, tha Broja.