Në mbrëmjen e Champions League të së martës, Erling Haaland ka realizuar një tjetër dygolësh në ndeshjen e fituar 4-0 nga Manchester City kundër Sevilla-s.Në 8 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, ai ka shënuar 12 gola në total, shifra që dëshmojnë akoma më shumë talentin e sulmuesit norvegjez.

Futbollisti është bërë i pari që ka shënuar si në debutim në Premier League ashtu edhe në debutimin në Champions në historinë e Citizens.Me dygolëshin e shënuar ndaj Sevilla-s, Haaland ka arritur në kuotën e 25 golave në Champions League në vetëm 20 ndeshje të luajtura në kompeticionin elitar të Europës.Sulmuesi i Manchester City-t, në moshën 22 vjeç, 1 muaj e 16 ditë, është lojtari më i ri i të gjitha kohërave që e arrin këtë shifër.Norvegjez mposhtur kampionë absolutë si Benzema (12 gola në 20 ndeshjet e para në Champions), Lewandowski (11 gola në 20 ndeshjet e para), Messi (8 gola në 20 ndeshjet e para), Cristiano Ronaldo (aasnjë gol në 20 ndeshjet e para).Jo vetëm kaq. Mes atyre që kanë luajtur të paktën 20 ndeshje nga sezoni 2019/20, sezoni i debutimit të ri në Champions, Haaland është lojtari me mesataren më të mirë gola për minuta: 1 çdo 61′.