Erling Haaland tashmë ka një ngjashmëri më se të arsyeshme në botën e kinemasë. Sulmuesi i Manchester City ka një ‘sozi’ nga premiera e serialit ‘Shtëpia e Dragoit’. Ky është aktori britanik, Matt Smith.Ky vepron si Princi Daemon Targaryen në film dhe sapo e kanë parë në ekran, ngjashmëria e tij me bomberin norvegjez ka rezultuar si “emërues i përbashkët” i të gjithëve. Madje, tashmë shumë e kanë pagëzuar futbollistin me pseudonimin e… “demonit”.
Këto komente tashmë kanë arritur te sulmuesi i Manchester City. Dhe si ka reaguar ai? Epo, në mënyrë pozitive për shkak të disa ngjashmërive të realitetit me trillimin dhe ai është rehat.“Ai i pëlqen shakatë dhe mendon se është qesharake. Daemon është i paparashikueshëm, edhe Erling gjithashtu, kështu që personaliteti i tij gjithashtu përshtatet”, – tha një pjesëtar i Manchester City për “The Sun”.Haaland është një i ri mjaft i sjellshëm dhe i afrohet publikut… Pushimet në Spanjë, afërsia me fansat dhe ndjeshmëria e kanë vendosur në qendër të të gjithëve. Starti i serialit të ri ka qenë një ‘bum’, edhe nag ngjashmëria e personazhit kryesor me sulmuesin norvegjez. Dhe Haaland duket se i pëlqen kjo gjë…