Harry dhe Meghan Markle janë në Angli, por Princi William nuk do ta takojë. Vazhdon ende të ketë ftohtësi mes vëllezërve Haryy dhe William, sidomos pas deklaratave të fundit të Dukeshës së Sussex. Siç ishte planifikuar, Harry dhe Meghan mbërritën në Angli më 3 shtator, për të tretën herë brenda 2022. Java do të jetë intensive dhe plot angazhime, por nuk ka në axhendë një takim me Princin William dhe Kate Middleton. Trashëgimtari i fronit britanik refuzon takohet me vëllanë e tij, nga frika se çdo pohim i tij mund të regjistrohet dhe raportohet në kujtimet që po shkruan Duka i Sussex-it.

Harry dhe Meghan do të qëndrojnë në Frogmore Cottage, por nuk do të takohen me William dhe Kate edhe pse rezidenca e tyre e re është vetëm pak më shumë se një kilometër larg. Dukët e Kembrixhit kanë refuzuar kontaktet me ta. “Sussex kanë humbur çdo mundësi për të qenë të besueshëm, për shkak të mundësisë që ata ta incizojnë bisedën dhe ta përdorin kundër tyre ” thuhet në një deklaratë të bërë nga zedhënesi i familjes mbretërore për tabloidin The Sun.

Sigurisht që intervista e dhënë nga Meghan për revistën e modës The Cut nuk është pëlqyer nga mbretëroret. “Harry më tha: ‘Kam humbur babanë tim’”, tha Dukesha për revistën, duke u kënaqur edhe me rrëfimet për Megxit. “Gjithçka ndodhi vetëm sepse…thjesht duke ekzistuar, ne po prishnim dinamikën e hierarkisë.

Në qershor, për jubileun e Mbretëreshës, dukej sikur Harry, Meghan dhe Sovrania kishin gjetur një pikë takimi. Ata kishin pasur vizita private dhe bashkime familjare duke na bërë të supozonim për një qetësi mes tyre, por gjithçka shkoi keq.

“Ka zëra se Harry ka bërë disa ndryshime në minutën e fundit në rrëfimet e tij në libër, që do të jenë një surprizë tronditëse për trashëgimtarët e tij”, shkruan revista.