Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Nëse po mendoni për të shkuarën, duhet të shikoni nga e ardhmja! Horoskopi për sot
E premte intriguese në aspektin e dashurisë. Në punë, hidhini një sy situatës nga afër, një projekt i vjetër mund të vazhdojë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Hënën nuk e keni më kundër, por këtë të premte do të kaloni një dashuri të ekuilibruar. Nuk keni më tronditje dhe gjëra të pa pritura. Për sa i përket punës, gjithçka është e ngadaltë në këtë periudhë, ndiheni të plogësht, të lodhur.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Në dashuri duhet të jetoni gjithçka me kujdes ekstrem gjatë kësaj të premte. Sa i përket punës, mërzia do mbizotërojë në zyrë, por mundohuni të ndryshoni drejtim. Ju duhet një kthesë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Priten disa ndjenja të këndshme në dashuri. Shijoni ato. Mos hapni tema të reja pune nëse nuk jeni plotësisht të sigurt se do t’i fitoni ato.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Nëse jeni të interesuar për dikë, vini bast këtë të premte. Merrni kohë për të vlerësuar situatën tuaj të punës. Menjanoni diskutimet, pergadituni për vikend.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Injoroni provokimet, mos diskutoni gjithçka me të gjithë. Hëna në kundërshtim do të sjellë disa vështirësi në dashuri. Sa i përket punës, ata që kanë biznesin e tyre i kanë yjet në favorin e tyre.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Ju pret një ditë e mirë, por në dashuri mos i mendoni problemet e vjetra. Sa i përket punës, do të dëshironit të kishit gjithçka nën kontroll, flisni nëse ka diçka që nuk shkon.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Yjet i keni në anën tuaj. Ditë e mirë për të rikuperuar një ndjenjë dhe për t’iu rikthyer dashurisë. Gjërat që do të ndërmerrni gjatë kësaj të premte në punë do ju ecin mirë. Guxim!

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Yjet nuk i keni në favorin tuaj të dashurisë. Kujdes! Nëse ka një marrëdhënie që nuk funksionon, do të ketë mosmarrëveshje. Grindjet mundohuni t’i shmangni ato ose sqaroni menjëherë çdo mosmarrëveshje. Në punë mund të mos ju punohet, kryeni detyrat tuaja dhe mos mendoni për asgjë të re.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Ndjenjat që ndjeni tani në dashuri janë të forta dhe të rëndësishme, mos i lini të ikin. Në punë, mos mbani mëri dhe urrejtje ndaj dikujt. Relaksohuni!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Në dashuri është më mirë se më parë, planeti i Marsit është në një aspekt interesant. Sa i përket punës, përpiquni të planifikoni gjithçka menjëherë. Rendi dhe saktësia do t’ju ndihmojnë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Këtë të premte në dashuri duhet ë keni durim dhe t’i merrni gjërat me qetësi. Për sa i përket punës, nuk do të merrni menjëherë përgjigjet që prisni. Jini të durueshëm.