Dashi
Nëse jeni në një lidhje, do përballeni me goxha probleme gjatë gjithë kësaj dite. Në krahët e partnerit nuk do përjetoni aspak kënaqësi. Mirë është që të merrni disa vendime sa më parë.
Demi
Jeta në çift do jetë tejet e qëndrueshme sot. Nuk do keni as problemin më të vogël, kështu që duhet të jeni të qetë. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me surpriza jo fort të këndshme.
Binjakët
Do jeni mjaft romantikë gjatë gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do jetë e nxehtë. Të dy do i shprehni pa fund emocionet dhe do ndiheni më mirë se kurrë më parë.
Gaforrja
Jeta juaj në çift do fillojë të stabilizohet gjatë kësaj dite. Në krahët e partnerit tuaj do përjetoni emocione të paharrueshme. Shfrytëzoni sa të mundni çdo sekondë.
Luani
Nëse i qëndroni indiferentë partnerit tuaj sot, ka rrezik që të largoheni gjithnjë e më shumë prej tij. Ndryshoni sa më parë strategji sepse do keni probleme.
Virgjëresha
Jeta juaj në çift do konsolidohet tej mase sot. Pranë atij që dashuroni do ndiheni më të pushtetshëm dhe gjërat do ju ecin për mrekulli. Gjendja e të ardhurave do vazhdojë të mbetet delikate.
Peshorja
Priten çaste fantastike sot në jetën tuaj në çift. Pranë partnerit do përjetoni kënaqësi të pashpjegueshme me fjalë. Ai do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ju mbështesë fort.
Akrepi
Asnjë planet nuk do ketë ndikim të drejtpërdrejtë te jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Duhet të tregoheni të kujdesshëm për çdo hap që do hidhni sepse nga ju do varet gjithë e ardhmja.
Shigjetari
Ditë e qetë dhe pa të veçanta kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Tani për tani asgjë nuk ka për të ndryshuar në jetën tuaj. Duhet të hiqni dorë nga çdo lloj shpenzimi sepse mund të keni probleme serioze më vonë.
Bricjapi
Influenca e yjeve do jetë shumë pozitive sot në jetën tuaj sentimentale. Të dy do i shprehni më shumë ndjenjat dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme.
Ujori
Ditë tejet e zakonshme dhe pa asgjë të veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Bëni atë që do ndieni për momentin, pa menduar aspak për të
nesërmen.
Peshqit
Ata që janë në një lidhje duhet të bëhen paksa të duruar dhe të mos kërkojnë gjëra të pamundura nga personi që kanë në krah. Çdo gjë do ndodhë në momentin e përshtatshëm.