Dashi

Dite e bekuar dhe e mbushur me emocione te forta do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do ndiheni për mrekulli dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast nga partneri. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe do ndiejnë. Financat për fat te mire do kenë përmirësime, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni me sy mbyllur.

Demi

Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do mendoje gjate gjithë kohës për ju dhe do mundohet t’ua beje çdo çast sa me emocionues. Beqaret do realizojnë papritur takime te veçanta te cilat mund t’ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Duhet t’i bëjnë sytë katër. Buxheti do jete i mire, mos u shqetësoni aspak.

Binjaket

Dite fantastike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment keni për t’u ndier mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do doni te qëndroni shume kohe larg. Beqaret do jene sensuale pafund dhe do arrijnë te bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Financat do jene te mira, por nëse tregoheni impulsive situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Gaforrja

Dite e qete dhe pa ndonjë ndryshim te madh do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia juaj me partnerin nuk do ketë probleme. Beqaret nuk do duan te bëjnë asnjë ndryshim ne jetën e tyre dhe do i shmangin edhe mundësitë për takime. Ne planin FInanciar duhet t’i bëni me kujdes llogarite ne mënyrë qe te mos ju dalin probleme as me vone.

Luani

Dite monotone do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente mundet edhe te mërziteni tej mase. Beqaret do jene tërheqës dhe do e kenë shume te lehte për te bere për vete atë qe pëlqejnë. deri ne mbrëmje jeta e tyre do ndryshoje. Me FInancat duhet pasur kujdes sepse nëse FIllojnë problemet zor se do shpëtoni lehte prej tyre.

Virgjeresha

Për disa prej atyre qe janë ne një lidhje mund te ketë disa probleme sot. Nuk do merren dot vesh me njeri-tjetrin dhe nuk do bëjnë aspak lëshime. Pjesa tjetër do kalojnë një dite te qete. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë shume gjate kësaj dite sepse ne një moment apo ne një tjetër mund te zhgënjehen pafund. Perspektivat FInanciare do jene goxha te mira.

Peshorja

Dite e mbushur me vështirësi te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume prej jush do prekin edhe disa tema delikate te cilat mund te sjellin debate te ashpra. Beqaret duhet te tregohen me te duruar ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Buxheti do jete i qëndrueshëm dhe nuk do keni tronditje ne këtë sektor.

Akrepi

Priten përmirësime te mëdha ne marrëdhënien tuaj me partnerin gjate kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me njeri-tjetrin dhe do bëni edhe premtime. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe çdo gjë do ndodhe ashtu si e kishin ëndërruar. Buxhetin mbajeni nen kontroll pasi po FIlluan problemet nuk do dini ku te kërkoni ndihme. Do keni vërtet probleme serioze.

Shigjetari

Dite e qete do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pasdite dhe ne mbrëmje do kenë me tepër kohe për njeritjetrin dhe do dashurohen me ëmbëlsi. Beqaret do ndihmohen nga Merkuri dhe do e gjejnë personin e tyre ideal. Buxhetin do e keni me tepër ne vëmendje kështu qe gjendja do vije gjithnjë e me shume duke u përmirësuar. PërFItoni për te shlyer disa borxhe.

Bricjapi

Sot duhet te kujdeseni me tepër se me pare për jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit sepse ne te kundërt dikush tjetër mund te përFItojnë nga kjo gjë. Beqaret do dine si te joshin dhe do arrijnë te hedhin hapat e para drejt një lidhjeje. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse shpenzoni pafund he pa u menduar aspak, situata mund te dale shume shpejt jashtë kontrollit.

Ujori

Sot do merreni vesh për mrekulli me partnerin tuaj dhe mund te merrni edhe vendime te rëndësishme për te ardhmen. Kënaqësitë dhe emocionet nuk do ndalen për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite pozitive dhe plot ngjyra. Mire është ta shfrytëzojnë sa me shume. Ne planin FInanciar duhet te jeni te arsyeshëm dhe nuk duhet te luani me zjarrin.

Peshqit

Do jeni tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin tuaj sot ju te dashuruarit. Marrëdhënia me te do ece për mrekulli. Ne mbrëmje mundet edhe te habiteni nga një surprize gjigande qe do iu behet. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje. Merkuri do ndikoje pozitivisht tek financat kështu qe gjendja do filloje te normalizohet.