DASHI: Ju jeni ata që mbani pantallonat në një marrëdhënie! Në dashuri, ashtu si në punë, ju përpiqeni të jeni “bossi’. Prapë se prapë, cilësia juaj më e fortë është ana e butë, ajo e brishta. Përpiquni që të bazoheni më shumë te këto cilësi e rrjedhimisht marrëdhëniet me të tjerët do të forcohen. Gjithashtu, nëse disa gjëra ia lini partneres në dorë, do të tregoni besim ndaj saj.
DEMI: Të vendosur nën kujdesin e Venusit, ju dini mirë se si t’i shijoni të gjitha fazat e një marrëdhënieje. Sensualiteti është një cilësi që ju karakterizon dhe e njihni shumë mirë fuqinë e prekjeve. Po ashtu, edhe cilësitë në shtrat janë prioritet për ju. Si shenjë toke, bëni të mundur një ambient të rehatshëm për partnerin, gjë që do t’ju bëjë të dyve të ndiheni shumë mirë.
BINJAKËT: Forca e mendjes është cilësia juaj kryesore. Një gjë që ju çmend vërtet është kur ju pëshpëritin në vesh. Por, pavarësisht këtyre, edhe pse sfidat intelektuale janë çelësi, dashuria nuk mund të ekzistojë e gjitha në mendje. Mundohuni të krijoni lidhje emocionale sa më të forta. Shijoni heshtjen e njëri-tjetrit, ashtu siç bëni me fjalët. Gjeni balancën e duhur mes mendjes dhe zemrës.
GAFORRJA: Ju kërkoni gjithmonë të krijoni një strehë të sigurt. Në momentin që ndiheni të qetë, jeni gati të shpërtheni me dashuri. Për ju, shprehja e ndjenjave është themeli i një marrëdhënieje të bukur e të fortë emocionalisht. Nevojat e partnerit tuaj mund të jenë shumë ndryshe nga tuajat, kështu që kushtojuni rëndësinë e duhur. Gjeste si shtrëngimi i duarve, përqafimet e papritura, bisedat e gjata ju karakterizojnë.
LUANI: Ju jeni një shenjë nën kujdesin e Diellit dhe si të tillë, kur jeni në qendër të vëmendjes ndiheni të vlerësuar. Rrjedhimisht, ju shndërroheni në partnerin më të sjellshëm e besnik. Luani është një shenjë e njohur për anën e tij të brishtë. Gjithsesi, nevoja për të qenë në kontroll të gjithçkaje shpeshherë e nxeh situatën. Mundohuni të mos tregoheni gjithmonë kështu. Zjarrin që keni përbrenda tregojeni në marrëdhëniet e mira me të tjerët.
VIRGJËRESHA: Ju shndërroheni në një partner të devotshëm dhe i mbani premtimet që jepni në momentin që gjeni dikë që ju vlerëson për atë që jeni. Ju pëlqen stili klasik i marrëdhënies, një piknik diku në një vend të thjeshtë… Në një marrëdhënie ideale për ju, partneri ju sjell dritë dhe buzëqeshje. Tregohuni romantikë për një dashuri si ato të filmave.
PESHORJA: Ju bëni gjithçka për ta bërë partnerin të ndihet special. Jeni të gatshëm ta ëndërroni një gjë dhe të nesërmen ta realizoni menjëherë. Muzika e bukur, ndriçimi i veçantë, ngjyrat, aromat janë pjesë e juaja, si një shenjë në kujdesin e Afërditës. Prapë se prapë, një mësim që nxirrni është ai i vlerësimit të vetes dhe jo vetëm dhënia për të tjerët. Bukuria dhe romanca duhet të jenë prioritetet, kushtojini vëmendje.
AKREPI: Për ju, dashuria është “gjithçka ose asgjë”. Ju dashuroni shumë dhe jeni të gatshëm të falni, pavarësisht se ndiheni të lënduar. Si shenjë e ujit, ju karakterizon emocioni i fortë dhe përfshirja plotësisht në marrëdhënie. Për këtë, tregohuni të kujdesshëm kur zgjidhni partnerin. Duke qenë se jepni shumë në marrëdhënien me partnerin, njiheni mirë para se të hidhni hapin e parë.
SHIGJETARI: Ju jeni një shpirt i lirë dhe si i tillë keni nevojë për një partner si ju ose i aftë që t’ju lërë hapësirën që kërkoni. Partneri ideal për ju është ai që pëlqen aventurat e reja. Si shenjë e zjarrit, ju karakterizon një pasion i madh dhe kërkoni përherë të eksperimentoni në shtrat. Në rastet që partneri nuk ka të njëjtin karakter me ju, mundohuni ta përshtatni atmosferën.
BRICJAPI: Ju jeni shenja që përfaqëson elegancën. Të gjendur në kujdesin e Saturnit, planet për të ardhmen ju vijnë natyrshëm. Admironi njerëzit ambiciozë, si vetja. Gjithsesi, njiheni edhe si shenjë që njihet për sensualitetin. Duhet të kuptoni momentin kur jeni duke sakrifikuar marrëdhënien tuaj për punën. Veproni në kohë për t’i rregulluar gjërat.
UJORI: Si një shenjë larg tradicionales, edhe marrëdhënia juaj dashurore do të jetë unike, duke qenë se nuk ju pëlqen t’u përshtateni normave. Lidhja me partnerin fillon e qetë si dy shokë të mirë e më pas duke ndarë interesat e përbashkëta. Në momentin që lidhja forcohet, zhvillohet, ju kërkoni të keni autonominë tuaj. Partneri ideal në këtë rast do të ishte ai që do t’jua vlerësonte këtë cilësi dhe nuk do ta quante si defekt. Po ashtu, edhe ju duhet të tregoni të njëjtën gjë kundrejt personit që keni në krah. Vetëm kështu do të mund të ndërtoni “mbretërinë” tuaj të përbashkët.
PESHQIT: Ju jeni shenjë e njohur për ndjeshmërinë tuaj dhe për aftësinë për të dashuruar pa kufij. Duke u treguar më pak materialistë do të mund t’i kushtoni më shumë rëndësi kohës së kaluar me partnerin. Gjithashtu, partneri juaj duhet të jetë një dëgjues i mirë, pasi ju nuk mund t’ia hapni zemrën dikujt që nuk i intereson ajo që ndjeni. Shprehja e dashurisë merr rëndësi të veçantë tek ju.