Dashi

Keni filluar të mërziteni duke ndenjur kot. Një sfidë e papritur do të tërheqë vërtet interesin tuaj. Pasi të keni futur këmbët në këtë çështje, do ia dilni për mrekulli. Një mik i vjetër do të jetë në kontakt për të organizuar një takim. Papritur jeta ka më shumë për të ofruar.

Demi

Jeni velur me mënyrën se si partneri ose familjari injoron çështje të rëndësishme si financat dhe punët e shtëpisë. Askush nuk mund t’ju akuzojë se jeni të ngadaltë ose dembelë. Kjo mund të jetë arsyeja pse ata mbështeten shumë tek ju për të mbajtur gjithçka të organizuar. Filloni të këmbëngulni që ata të bëjnë pjesën e tyre të punëve.

Binjakët

Nuk është ide e mirë t’i dorëzoheni tundimit. Do të pendoheni nëse kaloni më shumë kohë në argëtim, sesa jnë punë. Rezistojini tundimit për të shpenzuar më shumë nga sa duhet. Mund të kënaqeni edhe me pak. Dikush në familje, por qëndron në shtëpi dhe do ta adhuronte nëse edhe ti qëndroje me të.

Gaforrja

Thjesht nuk dëshironi të jeni të lidhur me shumë përgjegjësi të vështira. Kur refuzoni mundësinë për t’u përfshirë në një përpjekje të re grupi, arsyeja është e qartë dhe e thjeshtë. Dikush do të përpiqet t’ju bëjë të ndryshoni mendje për interesat e veta, por ju keni idetë tuaja.

Luani

Mund të jetë argëtuese të veprosh sipas impulsit, por sot nuk është koha e mirë për t`u hedhur pa menduar për pasojat e mundshme. Do të pendoheni nëse lejoni dikë t’ju bindë t’i bashkoheni një sipërmarrje të rrezikshme.

Virgjëresha

Një miqësi afatgjatë është në krizë. Nuk e kishit menduar kurrë se do të arrinit në konflikt me njëri-tjetrin, por kjo situatë po ju dhemb. Mund të mos e shihni më kurrë njëri-tjetrin.

Peshorja

Jeni të pakënaqur me planet që po bëhen rreth jush. Një aktivitet në komunitet po ju shkakton netë pa gjumë dhe ankth. Diskutojini shqetësimet tuaja me një këshilltar lokal ose dikë që është në gjendje t’ju ndihmojë. Bëni kujdes në lidhje me paratë dhe emocionet.

Akrepi

Një shkëputje nga rutina juaj e zakonshme do të sillte një ndryshim freskues. Nëse keni shumë për të përfituar nga kjo mundësi, mendoni të organizoni një festë në të ardhmen e afërt me partnerin dhe familjen tuaj. Ju nuk jeni i vetmi që mund të bëni një ndryshim.

Shigjetari

Për shkak se keni disa ide të shkëlqyera se si të mbushni kohën, nuk do të keni asnjë problem të bindni familjen, miqtë ose kolegët tuaj që të bien dakord me planet tuaja. Ndarja e mendimeve tuaja me ata me të cilët punoni do të hedhë bazat për një të ardhme më fitimprurëse.

Bricjapi

Nuk ndiheni shpesh të detyruar të diskutoni ndjenjat tuaja me të tjerët. Kjo është arsyeja pse një bisedë e hapur do të sjellë disa surpriza. Njerëzit me të cilët do të flisni, do ta vlerësojnë këtë. Dikush mund të zbulojë diçka të rëndësishme edhe për veten.

Ujori

Dikush do të kundërshtojë me zë të lartë disa nga idetë tuaja. Kjo do t’ju shqetësojë më shumë sesa do ta shprehni. Pas një debati të vështirë, do të preferoni të qëndroni vetëm, pa komentet dhe fyerjet e dikujt.

Peshqit

Një mik apo partner ka shije të shtrenjta. Jeni shumë herët në këtë marrëdhënie për të qenë në gjendje të bëni komente ose të jepni këshilla që mund të mos priten mirë. Ju nuk dëshironi të vrisni entuziazmin e tyre, por mund të sugjeroni që nuk mund të bashkoheni me disa nga planet nëse nuk gjejnë një alternativë më të lirë.