Vetëm pak javë pasi (ish)gruaja e tij bëri kërkesën për divorc, aktori Sylvester Stallone ka habitur të gjithë fasnat e tij me foton e fundi në rrjetet sociale.

Disa ditë pasi ylli i “Rocky” mbuloi tatuazhin e dytë kushtuar bashkëshortes së tij, ai postoi disa foto romantike me ish-partneren.

“E mrekullueshme…”- shkroi Stallone në mbishkrimin e albumit me dy foto të hënën, i cili filloi me një imazh të të çiftit që i tregonte ata të kapur për dore dhe duke ecur përgjatë një lëndine të gjelbër.

 

Fotoja e dytë ishte një foto familjare ku shfaqeshin ata dhe tre vajzat e tyre – Sophia, 26, Sistine, 24 dhe Scarlet, 20 vjeç. Fotoja është shkrepur kur vajzat ishin shumë më të reja.

Flavin, 54 vjeçe, bëri kërkesë për divorc në gusht pas 25 vitesh martesë.

Pas raportimeve se një luftë dramatike për një qen të quajtur Dëight çoi në krisje mes tyre, aktori këmbënguli që ai dhe Flavin “nuk i dhanë fund marrëdhënies për një argument kaq të parëndësishëm”. Megjithatë, ai pranoi se ata nuk pajtoheshin se si të kujdeseshin për qenin.

Në kërkesën e saj të divorcit të 19 gushtit, Flavin e përshkroi martesën e tyre si “të prishur në mënyrë të pakthyeshme” dhe akuzoi yllin e “Rambo” për “angazhim në shpërndarje, shterim dhe/ose humbje të qëllimshme të aseteve martesore.” Në përgjigjen e tij, Stallone i mohoi akuzat, por ra dakord se martesa ishte “shkëputur në mënyrë të pakthyeshme”.

“Unë e dua familjen time. Ne po i trajtojmë miqësisht dhe privatisht këto çështje personale,” tha ai për Page Six.

Stallone dhe Flavin u martuan në maj 1997, gati 10 vjet pasi u takuan në një restorant.