The Weeknd është përballur me një të papritur së fundmi. Ai ka humbur zërin e tij dhe është detyruar të anulojë koncertin. Gjithashtu ai u kërkoi falje fansave të tij.
Stadiumi ishte mbushur plot me 70,000 njerëz.

“Nuk mund të jap koncertin që dua të ju jap. Do të sigurohem që të gjithë të jenë mirë, do t’ju kthejnë paratë tuaja dhe do të bëj një shfaqje të vërtetë së shpejti për ju djema, por doja të dilja dhe të kërkoja falje personalisht dhe të mos e postoja në Twitter ose në Instagram”, theksoi The Weeknd.

“Doja që ju djema ta dini se nuk mund t’ju jap atë që dua t’ju jap. Kërkoj falje. Më vjen shume keq”, vijoi më tej ai.

“Ju e dini sa shumë më vret kjo. Unë ju dua. Shumë faleminderit”. Gjithashtu këngëtari postoi edhe një njoftim në rrjete sociale.

“Zëri më humbi gjatë këngës së parë dhe jam i shkatërruar”, shkroi ai. “Ndjeva që shkoi dhe zemra më ra. I kërkoj ndjesë më të thellë fansave të mi këtu. Ju premtoj se do t’ju kompensoj me një datë të re”, vijoi më tej ai.

Këngëtari me famë botërore u përball me këtë papritur por fansat e tij janë duke e mbështetur pa masë.