Au revoir, Maurito. Icardi përshëndet Parisin në drejtim të Galatasaray, Ligue 1 ka humbur një lojtar me më shumë se 170 gola në karrierë – duke marrë parasysh vetëm klubet – por askush nuk duket të dëshpërohet.

Imazhi i rënies së argjentinasit, dikur një njeri me vlera thuajse treshifrore dhe tani, ende 30 vjeç, në kërkim të një strehimi, të ndjenjave të së shkuarës, të një hakmarrjeje personale.

Origjina e gjithçkaje? Dihet mirë: prishja me Luciano Spallettin, rrëzimi nga froni tek Inter-i dhe, rrjedhimisht, lamtumira nga Milano.

Vendimi – Ndodhi krejt papritur, me një postim historik në të kaluarën e afërt të klubit zikaltër dhe, duke parë sesi shkuan gjërat më pas, fatal për karrierën e Icard-it. Ishte 13 shkurt 2019, ora 12:34 e një të mërkure në dukje të qetë.

“Klubi njofton se kapiteni i ri i ekipit është Samir Handanovic”. Një mesazh që është pasuar me mijëra reagime dhe që ka çmendur rrjetet sociale. “First reaction: shock”, do të thoshin disa.

Ishte në prag të ndeshjes kundër Rapid Vjenës në Europa League, vajtja e 1/16-ave e fituar 1-0 nga Interi në transfertë me golin e Lautaro Martinez, trashëgimtari i zgjedhur i Mauritos.

Pak orë pas njoftimit, Luciano Spalletti – atëherë trajneri i zikaltërve – tha: “Nuk erdhi Icardi? Ai vendosi, është grumbulluar si përherë”.

Sulmet e Spalletti-t – Më vonë, pas humbjes në shtëpi kundër Lazio-s më 31 mars, trajneri ka thënë: “Sot duhet të qëndrojë jashtë, të tjerët duhet të luajnë për mënyrën se si u soll. Është e qartë për të gjithë ato që kanë ndodhur.

“Sa vite kishte që Inter-i nuk shkonte në Champions? Aty ishte Icardi. Ndërmjetësim? Ndërmjetësimi me një lojtar për ta bërë atë të veshë fanellën e Inter-it është një gjë poshtëruese për lojtarët dhe tifozët e Inter-it”.

Kthimi në ekip ka ndodhur pa shiritin e kapitenit në transfertën e 3 prillit kundër Genoa-s, me fitoren 4-0 të ziakltërve dhe gol të Icardi-t me penallti.

Një penallti përkundrazi e dështuar në javën e fundit ndaj Empolit, në ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Champions League. Lamtumira e fundit për publikun të cili i dha 124 gola, por që nuk u qa kurrë për largimin e argjentinasit.

Fjalët e Wanda-s – Ajo që prishi marrëdhëniet mes Icardi-t dhe Inter-it ishte mundja e krahut për rinovimin e kontratës. Me Wanda Nara-n, e ftuar e rregullt në emisionin sportiv Tiki Taka, që ka humbuar klubin vazhdimisht.

Nga: “Oferta nuk ekziston, verën e kaluar ai kishte një këmbë jashtë Milanos: donin ta dërgonin tek Juventusi, ishte Mauro ai që tha jo dhe donte të qëndronte tek Inter-i”, te “Nëse më jepni zgjedhjen mes rinovimit dhe ardhjes së dikujt që t’i jep pesë topa të mirë, ndoshta preferoj që Mauro të ketë një ndihmë shtesë”.

Antonio Conte as që u përpoq të ndreqte sitiatën: fiksimi i tij ishte Romelu Lukaku, nuk kishte vend për Icardin. Transferimi te PSG në fund të merkatos dukej se ishte zgjidhja që i lumturoi të gjithë: Inter-in, parisienët – që blenë një goleador me kosto të ulët – dhe lojtarin, i cili u transferua në një klub të madh pavarësisht kushteve.

Keq në Paris – Dhe pastaj? Në Paris, dashuria nuk lulëzoi kurrë. Ose më mirë: fillimisht Icardi shënoi rregullisht, me nëntë gola në 11 paraqitjet e tij të para në kampionat.

Më pas, rënia graduale, me pandeminë që ndërpreu kampionatin francez – nuk u rikuperua në fund të majit, me titullin që iu dha PSG-së – dhe Thomas Tuchel që la Icardin në stol për gjysmëfinalen dhe finalen e Champions League.

Edhe me bashkatdhetarin Pochettino gjërat nuk shkuan mirë: disa dëmtime në sezonin 2020-21 dhe vetëm 13 gola, ndërsa Inter-i fitoi titullin në Itali.

Ardhja e Messit i mbylli përfundimisht hapësirat, me katër gola në kampionat dhe problemet e zakonshme në dhomat e zhveshjes: marrëdhënie inekzistente me emrat e mëdhenj, nga Neymar te Mbappe. Pak topa të prekur, shumë zëra.

Rrjetet sociale gjithmonë në qendër, me postime për jetën dhe festat e shumta parisiene. Në verë, Christophe Galtier ia mbylli përfundimisht derën: “I thashë se është më mirë të gjente një ekip tjetër për të rifilluar karrierën e tij”.

Kalimi te Galatasaray sjell me vete trishtimin e një ish-golaeadori, karriera e të cilit është shkatërruar me kalimin e kohës. Gjithçka filloi prej andej, nga postimi i 13 shkurtit në Twitter, tre vjet më parë.