Ish-deputeti Halit Valteri u shpreh se beson te drejtësia e SPAK-ut mbi të gjitha sepse ka fakte për abuzimet që ka bërë Ilir Meta.

Në qershor të këtij viti, Vlateri paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.

“Janë rreth 1.2 milionë euro të harxhuara nga partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kemi të bëjmë me kontrata lobuese prej 690 mijë eurosh me një kompani lobimi amerikane e cila ushtron aktivitetin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kryen shërbime të ndryshme për politikanë të ndryshëm nga e gjithë bota,” deklaroi ish-deputeti.
Ai tha se disponon të gjitha kontratat ku ka firmosur dhe vetë Ilir Meta, sepse nëse provat nuk do të ishin serioze nuk do të bënte as padinë.

Sipas Valterit, Meta pagoi për takime dhe telefonata në Amerikë, ndërsa pagesat nuk janë të deklaruara asgjëkundi.