Inter dhe kompania kryesore e sponsorizimit të zikaltërve ‘Digitalbis’ janë në krizë marrdhëniesh. Kjo sepse kompania në fjalë prej kohësh nuk paguan detyrimet dhe dhe klubit italian i ka ardhur në majë të hundës pritja. Kjo edhe pse palët kanë një kontratë 4-vjeçare nga e zila zikaltërit duhet të përfitonin në total 85 milionë euro.
Për rrjedhojë Interi po mendon se që nga janari të zbresë në fushë me një fanellë pa sponsor duke ndërprerë përfundimisht marrëdhënien me “Digitalbits”, e duke anashkaluar edhe ndonjë sponsor të ri që mund të ofrohet, pasi zikaltrit kërkojnë të negociojnë në verë një marrëveshje afatgjatë dhe të mirëmenduar me një sponsor që do të plotësojë kërkesat e tyre.