Ajo që Simone Inzaghi i druhej më shumë tashmë konfirmohet, dëmtimi i Brozovic ishte serioz teksa analizat që iu nënshtrua konfirmojnë një tërheqje në kofshën e majtë. Mesfushori kroat pritet të mungojë të paktën një muaj, duke humbur në këtë mënyrë sfidën kundër Romës por dhe përballjen dyshe me Barcelonën.

Brozovic u largua nga fusha e lojës pas vetëm 18 minutash gjatë ndeshjes që Kroacia zhvilloi kundër Danimarkës. Ky dëmtim i Brozovic i jep shanse reale Kristjan Asllanit për të fituar më shumë minuta me fanellën e Inter.