Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e ish-liderit Sovjetik Gorbachev.

Lajmi është konfirmuar nga Kremlini, ndërsa është bërë me dije se kjo për shkak se orari i punës së presidentit nuk e lejon atë.

Gorbaçovi, i cili vdiq të martën në moshën 91 vjeçare , gjithashtu nuk do të marrë një funeral zyrtar shtetëror, tha një zëdhënës i Kremlinit, duke e bërë atë liderin e parë që nga Nikita Hrushovi që nuk i jepet ky nder.

Ndërkohë Putin i bëri nderimet e tij liderit sovjetik të enjten në mëngjes, duke lënë lule pranë arkivolit të Gorbaçovit në sallën e zisë së spitalit klinik qendror të Moskës.

Putin kishte një marrëdhënie të tensionuar me Gorbaçovin, i cili inicioi politika që përfundimisht çuan në rënien e Bashkimit Sovjetik. Putin e ka quajtur rënien e BRSS “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit”.